Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me shtyrjen e vendimit për VKM-në e konfiskimit të ndërtimeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Sefa ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi favorizon vetëm qeverinë dhe personave e subjekteve që preken nga kjo VKM dhe që mund ta shfrytëzojnë këtë të fundit.

Megjithatë, ai u shpreh se  VKM-ja është ndërtuar në mënyrë të tillë që “nuk ka gjyqtar që ta pranojë atë pasi krijon pabarazi ndaj qytetarëve”.

Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja kujtoi rastin e “Hysenbelliu Group” dhe shembjen e “Prestige Resort” pa pasur një vendim gjykate.

Sipas tij në këto raste dëmi bëhet, ndërsa drejtësia vonon dhe kur nuk ka më objekt fizik gjykata tërhiqet nga çështja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb