Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të martë ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako.

Bllako u dënua me katër vite heqje lirie. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Bllako u dënua në mënyrë përfundimtare me 2 vite e 8 muaj burg.

GjKKO ka shpallur fajtor ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako është akuzuar për dy raste korrupsioni, lidhur me pagesa dhe favore që ka marrë nga kompania e Klodian Zotos, një biznesmen i njohur dhe i lidhur ngushtë me politikën.

Screenshot 88
Screenshot 88

Në çështjen e parë, Bllako është shpallur fajtor për një pagesë prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos, e cila kishte lidhje me fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste. Në çështjen e dytë, Bllako është akuzuar për ndikim në punësimin e Klodian Zotos si këshilltar i jashtëm për Vladimir Bezhanin, një tjetër funksionar i lartë, duke abuzuar me detyrën e tij.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar një dënim për Alqi Bllakon prej 5 vite burg, si dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: