Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe dënoi me 1 vit e gjashtë muaj burgim.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi ish të zgjedhurin vendor në shërbim prove për dy vite me radhë. Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite u dënuan edhe dy ish-zyrtarët Besmira Niko dhe Besjan Meço.

Sipas SPAK, Kapri me ndihmën e dy zyrtarëve, lejoi kompaninë Gedi sh.p.k, që të përfundonte punimet e pezulluara të pallatit 12-katësh.

Ish-kryebashkiaku kishte qenë më herët administrator i kompanisë në fjalë, të cilën e kaloi në emër të vëllait kur mori funksionin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb