Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama të dëshmojë në GJKKO për dosjen “Partizani”.

Pasi u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, Berisha tha se do të jetë përballja e shekullit kur ai dhe kryeministri të jenë së bashku në gjyq.

“A do ballafaqohet ai me mua? Nuk ka ku të shkojë. Paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm. Shih kodin. Ai do përpiqet, që tani ka krijuar një këshill si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot. Por ajo do jetë përballja e shekullit. Do ti tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të lige përfaqëson ky njeri. I them bëhu burrë dhe hajde në gjykatë, ose nëse nuk ta mban zgjidh një studio televizive jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për dëshmitar, përndryshe jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit, vjen si delikuent, vjen si i dënuar.

Do vazhdojmë dhe me shumë. Protestat do jenë dhe më të fuqishme. Protestat Lubi, Edi Rama, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë. Nuk mbyllet. Le të shkojnë në tokë, në qiell, kudo që të shkojë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Prandaj dhe kjo është, kështu që gjykata shpresoj të marrë vendimin e duhur dhe ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, një kriminel i damkosur, për Sokol Besëprerin, oficeri më i pabesë, i padenjë, jo për oficer, po që meriton 30 vite burg për tradhtinë që i ka bërë Gjergj Mehmetit, dhe dy banditë të tjerë të tyre që kryesuan operacionin kundër opozitës dhe protestës së saj paqësore.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb