Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajri Brajoviç, i cili u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 23 korrik.

Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të madh “Metamorfoza” dhe u arrestua më 27 shkurt 2024 në Dubai.

Ai akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjin Boriçit (Ndojit) më 9 gusht 2020 në Vau Dejës, një eliminim që dyshohet se u porosit nga Ervis Martinaj për shkak të konkurrencës në tregun e lojërave të fatit.

Sipas hetimeve dhe përgjimeve të SPAK, janë zbardhur biseda të cilat sipas organit të akuzës përputhen në detaje me momentin e ekzekutimit dhe konfirmojnë përfshirjen e Bajrit në ngjarje.

Njoftimi i prokurorisë:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
me datë 24.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
të shtetasit Denis Brajoviq, ndaj të cilit është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në
burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë
23.07.2023”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 76, datë 25.07.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Denis M. Brajoviq, me vendimin
Nr. 94, datë 23.07.2023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 25.07.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb