Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të lënë në burg klientin e tij.
Në deklaratën për mediat, Cakrani tha se nuk kishte pritur një vendim të ndryshëm dhe e cilësoi këtë çështje si tërësisht politike.
“Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka. Ajo duhet të largohet, sepse nuk e bën dot këtë çështje. Është çështje politike. Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit”, përfundoi Cakrani.
