Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Meksi këshillon PS-në që të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen.

“Duhet të krijohen pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat”, thekson Meksi.

Postimi

“Kritika mund të mos jetë e këndshme, por është e domosdoshme. Ajo luan të njëjtin rol si dhimbja tek trupi: tërheq vëmendjen ndaj një gjendjeje jo të shëndetshme”.
— W. Churchill

Ky citim na kujton rëndësinë e kritikës dhe demokracisë së brendshme.

Kritika nuk është armiqësi ndaj partisë apo vendit, por një mekanizëm i shëndetshëm që paralajmëron dhe mbron nga gabimet e pushtetit.

Është momenti që PS të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen, duke krijuar pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat.

Kostoja e kritikës është shumë më e vogël se ajo e mosdëgjimit të saj; ndryshe, gabimet dhe rreziqet do të jenë të pashmangshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb