Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Ilir Meta për transmetimin e seancës gjyqësore.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi gjithashtu që, në lidhje me kërkesën për aksesimin e provave elektronike, SPAK-u të krijojë kushtet e nevojshme për vënien e tyre në dispozicion.

Po ashtu, trupa gjykuese refuzoi edhe kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamtë gjatë zhvillimit të seancës.

Vendimet u bënë të ditura gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: