Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre. Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Elsa Ulliri, e cila e gjeti kërkesën e çiftit të pabazuar.

Pasuritë e Argita e Jamarbër u vunë nën sekuestro pas dyshimeve se rridhnin nga burime të pajustifikuara.

Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen “Partizani” dhe bashkë me të po gjykohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë.

Seanca ndaj tyre u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit Sokol Hazizajt, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi dhe shoqëritë Kontakt ShPK dhe Home plan Shpak. Gjykata pranon kërkesën e avokatit Hazizaj dhe shtyu seancën për në datën 10 nëntor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb