Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyrë në Bashkinë e Lushnjës. GJKKO la në burg 7 prej të arrestuarve, ndersa 4 në ‘arrest shtëpie’. Konkretisht në burg përfunduan Flamur Peqini, Gazment Çela, Ibrahim Lami dhe Bektash Nexha, Blerta Turuku si dhe Bujar Murati.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ u lanë Andri Mushaj, Xhemal Hasko, Ani Simonin si dhe Margarita Gjermanin.

Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.

MASAT PER ZYRTARET
-Fatos Tushe, arrest me burg
-Flamur Peqini, arrest me burg
-Blerta Turuku, arrest me burg
-Bujar Murati, arrest me burg
-Ibrahim Lami, arrest me burg
-Gazment Çela, arrest me burg

-Xhemal Hasko, arrest shtëpie
-Ani Simoni, arrest shtëpie
-Andri Mushaj, arrest shtëpie
-Margarita Gjermeni, arrest shtëpie

HETIMET
Prokurorët e SPAK kanë dyshime të forta se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike. Episodi i parë lidhet me tenderin me vlerë 24 milionë lekësh, për pastrimin e kanaleve vaditëse në rrethinat e Lushnjes, ku nga hetimet rezulton se është favorizuar kompania Euroalb shpk, me të cilët sipas SPAK është lidhur një kontratë fiktive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: