TIRANË

Gjykata e Posacme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alban Toro. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga shoqata e avokatëve Antikorrupsion. Alban Toro u kallëzua në SPAK nga shoqata në fjalë, por Prokuroria e Posacme vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Vendimi i prokurorisë u ankimua në gjykatë dhe gjyqtarja Olldashi vendosi ta shfuqizojë atë dhe të urdhërojë SPAK të nisw  hetimet për Toron me akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Më herët media ka denoncuar faktin qw teksa Toro kandidonte në Kuvend për detyrën e anëtarit të qeverisë së gjyqësorit, ka dorëzuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuar.

Sipas ligjit, anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje. Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë, por kjo nuk është pasqyruar në dokumente.

Sipas shoqatës e cila beri kallzimin, Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb