Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dy të pandehurit Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, ish-pjesëtarët e grupit të Laert Haxhiut.
Ata akuzoheshin për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Për të pandehurin Kristi Bixheku, togat e zeza dhanë një dënim fillestar prej 3 vitesh e 6 muajsh burg, i cili me aplikimin e gjykimit të shkurtuar zbret përfundimisht në 2 vite e 4 muaj burg.
Nga ana tjetër, Tafani u dënua fillimisht me 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi zbritjen e një së tretës së dënimit, çka e çoi masën në 4 vite e 8 muaj. Megjithatë, duke pasur parasysh statusin e tij në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Gjykata e Posaçme dha vendimin përfundimtar duke e dënuar atë me 2 vite e 4 muaj burg.
