TIRANE- Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar për gjobën e vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj Partisë Demokratike, për dëmet e shkaktuara nga protesta.
“Erjon Veliaj na paska vene gjobe ne te PD për djegien e bunkerit te rilindjes se komunizmit”, shprehet Topollaj.
Topollaj thotë se me protestën e sotme qytetarët dogjën simbolet e komunizmit.
“Eri, protestën e sotme qe dogji simbolin e komunizmit kuptoje si paralajmërim te qytetareve te Tiranës dhe Shqipërisë. Pas djegies se simboleve, nqs s’ka reflektim flaka e zemëratës popullore do te arrije te ngritësit e simboleve, te ty dhe tek mentorët e tu qe po doni te na riktheni totalitarizmin ne çdo aspekt te jetës, 25 vite pas rrëzimit te atij sistemi mizor”, thotë Topollaj.
(el.sp/BalkanWeb)
