Kreu i Shoqatës së Prodhimit të Vendas të Birrës, Stefan Pinguli thotë se gjoba e vendosur ndaj “Birra Tiranës” po e çon në faliment kompaninë.

Zoti Pinguli tha se shteti duhet të bëjë kujdes për nivelin e lartë të gjobave që vendos.

Sipas tij, pavarësisht gabimeve që mund të kenë vetë prodhuesit e birrës, në një moment krize siç është vendi, shteti nuk duhet të shfrytëzojë dobësinë e tjetrit.

“Ne po shohim që në kohën e krizës, disa banka amerikane që ishin me të vërtetë të mëdha, patën një krizë të madhe dhe kishin një krizë falimentimi dhe ndërhyri qeveria që i mbështeti me fonde. Në këtë kontekst, pavarësisht gabimeve që bëjmë ne, që nuk janë vetëm tona, janë gabime edhe të legjislacionit mbi prodhimin, nuk është e udhës që në këtë moment krize të shfrytëzohet dobësia e tjetrit.

Birra Tirana është një fabrikë e madhe që ka dhe një emër të përcaktuar. Qoftë edhe në kuadër të emrit, nuk është mirë që të luftojmë me këtë. Nuk jam marrë me drejtësinë e kësaj gjobe në çfarë mase është e drejtë apo e padrejtë, por vetë shteti duhet të jetë shumë i interesuar që të ketë kujdes me këto nivele gjobash pasi e çojnë në falimentim absolut një kompani. Ne jemi në vatrën e falimentimit të gjithë fabrikave nëse vijon ky gradient i taksave dhe i kësaj mospërkujdesje. Shpresoj që na e dëgjojnë zërin. Ne jemi vetë shumë të pakënaqur”, tha ai në një intervistë për Panorama TV

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb