Nga KLODIANA LALA
Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit është liruar nga burgu pasi ka përfunduar dënimin për akuzën e shtrëgimit për dhënie pasurie. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014.
Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazi u lirua pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh i dhënë nga gjykata e Apelit pasi bashkë me të tjerë, i bëri presion biznesmenit të kafesë, Julian Bregu të lëshonte një pjesë të aksioneve të tij. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg.
Pajtim Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.
PRESIONI NDAJ BIZNESMENIT
Sipas dosjes së prokurorisë, më datë 6 shkurt 2014, biznesmeni Julian Bregu është telefonuar në orët e drekës nga një shok i tij i quajtur Arianit Luli, i cili i ka kërkuar të pinin një kafe. Të dy janë ulur në një bar në afërsi të Liqenit Artificial.
Pas disa minutash, Arianitin e ka telefonuar Elvis Karoli, të cilit Arianiti i ka treguar se ku ndodheshin dhe e ka ftuar që të vinte edhe ai te lokali. Në dosje thuhet se në lokal pas disa minutash kanë ardhur shtetasit Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, me të cilët biznesmeni njihej prej kohësh.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun:
