Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar të gjobisë këmbësorët dhe drejtuesit e biçikletave që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke mos kaluar tek vizat e bardha, e duke kaluar në bordura.

Edhe pse aksioni është shtrirë në të gjithë kryeqytetin, qytetarët vijojnë shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe nuk po ndërgjegjësohen.

Siç shohim edhe nga pamjet, qytetarët vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke kapërcyer bordurat që ndajnë koristë, duke rrezikuar edhe jetën  tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: