Shefja e Burimeve Njerëzore Arjana Islami, në një komunikim për News24 tha se gjoba e vendosur nga Tatimet ndaj “Birra Tiranës” është e padrejtë, ndërsa është shprehur e keqardhur lidhur me situatën e ndodhur.

“Jam prej 40 vitesh tek Birra Tirana dhe jam e keqardhur. Kur vihet një gjobë duhet të mendohet pasoja. Jam e keqardhur e gjitha kjo që po ndodh nuk është e mirë. Janë duke ikur punonjës nga puna. Nuk ka ndodhur kurrë që Birra Tirana të ketë numrin më të ulët të punonjës. Ju them se Birra Tirana është model se si punon, nuk ka as paga të dyfishta, as evazion fiskal. Është model i punës së gjithçkaje.

Drejtori i Prodhimit në Birra Tirana u shpreh: Për së kohë sa kam unë, qoftë nga ana fiskale dhe teknike, gjoba është e padrejtë. qeveria flet për ndihmë ndaj biznesit shqiptar, por kjo që po ndodh këtu është e padrejtë. Me këto politikë shteti po i largon njerëzit nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: