Në përkujtesë të 50-vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit (1972-2022), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka rishfaqur në Manastir ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Gjuha shqipe, nga alfabeti në drejtshkrim”.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivës, Ardit Bido në një intervistë për News24, u shpreh se janë vënë në dispozicion dokumente të rralla.

Pjesë nga intervista në Skype:

Bido: Të përshëndes nga Manastiri, sot bashkë më drejtorin e muzeut të alfabetit shqip ku është mbajtur kongresi i manastirit. Ne prezantojmë momentin e dytë të kongresit. Eventi u mbajt dhe në Tiranë ku ishte kryeministri i vendit, i Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesi i Kosovës. Ne sjellim një shije të gjuhës për të shmangur krizat e identitetit.

 Në çfarë konsiston ky event?

Bido: Ne kemi mundësuar dokumente të rralla. Në arkivin e Kosovës që rrëfejnë një shije mbi çfarë ngjau në kongresin e manastirit, Elbasanit. Si ndërtuam një gjuhë plurale dhe që e çuam në alfabet. Dhe listën e delegatëve që nuk janë vetëm të Shqipërisë. Përfshihet autorin e njohur Çabej, arbëreshët e Italisë që mundësuan këtë gjuhë standarde që është quajtur letrare. Nuk është letrare, po është gjuhë standarde pa patur dialekte gege e tosk.

Çfarë planesh keni për botimet vitin e ardhshëm dhe për festat e nëntorit?

Bido: I jemi rikthyer botimeve në programe që do të ketë 5 botime çdo vit. I përkasin një kolazh që i përkasin dokumenteve, kemi bërë thirrje për aplikime dhe më të mirat të aprovuara nga këshilli i arkivave, dalin produkte cilësuar, kemi botuar 2 vepra. Dhe 3 përmbledhje për Partinë e Punës së Shqipërisë dhe lëvizjet e saj jashtë vendit. Sivjet u botua dhe revista arkiva shqiptare për vitin e 55, po të 7-tin si serioz.

Kemi parë që keni patur bashkëpunim më Kosovën, ç’mund të thoni për Maqedoninë e Veriut?

Bido: Janë të vazhdueshme. Janë ditët e festës kombëtare. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Vitin e ardhshëm do zhvillohet në Manastir dhe duam të jemi prezent gjithë shqiptaria, pasi ka detyrim për të qenë sa më afër shqiptarëve. Sot vij nga Selaniku, ku ka shqiptarë që jetojnë. Nuk ka më treva por një botë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb