Në Kryeministri po zhvillohet një ceremoni për përkujtimin e 15-vjetorit të ngjarjes së rëndë të “21 Janarit” ku katër protestues humbën jetën.
Edi Rama: Ishte i paepuri Mrk Nika që e çoi çështjen në Strasburg dhe ktheu rrugën mbi varrin ku drejtësi kishte kyçur 21 janarin pas një farse si ai gjyq që me demek u bë për vrasjet. Vetëm përmes këmbënguljes së familjarëve dosja u vu në tryezën e SPAK. U dorëzua edhe një auto me zëra që mbahej e fshehur për vite nga mos besimi dhe droja se ai material humbte siç kanë humbur plot gjurmë. Por ndërkohë 21 janari ka një specifikë. Ndërsa gjurmë të shumta janë humbur, ujku është krejtësisht I dukshëm në sytë e të gjithëve. Strasburgu i nënvizoi si shkelje të Konventës Europiane, përdorimin e forcës dhe mungesën e bazës legjitime për të mbrojtur zyrën e Kryeministrit me forcë vdekjeprurëse.
