Shqipëria rrezikon të përballet me një tjetër faturë financiare nga një proces arbitrazhi ndërkombëtar, që lidhet me një konflikt mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë GBC Oil Co. Ltd. Sipas të dhënave, gjykata e arbitrazhit ka vendosur në favor të kompanisë, duke detyruar shtetin shqiptar të paguajë 13 mln dollarë si pasojë e prishjes së tre marrëveshjeve.

Çështja përfshin kompaninë GBC Oil Co. Ltd, e përfaqësuar nga kompania ndërkombëtare Omni Bridgeway, e cila iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me qeverinë shqiptare. Si rezultat i këtij procesi, arbitrazhi vendosi që shteti shqiptar t’i paguajë kompanisë 13.3 milionë euro për rentën minerare, si dhe 1.6 milionë euro kosto ligjore.

Ndërkohë, PD përmes një deklarate të zëdhënëses së anti-korrupsionit, Genta Vangjeli denoncon Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se i kanë kushtuar Shqipërisë 200 milionë euro të humbura nga vendimet e arbitrazhit. “Edhe një herë, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë, vendi rrezikon të përballet me një faturë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë”, u shpreh Vangjeli.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata
Ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh dhe njeh detyrimin fillestar e të paktën 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet.

Edhe një herë, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë, vendi rrezikon të përballet me një faturë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për një konflikt që përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co. Ltd, e përfaqësuar nga kompania ndërkombëtare Omni Bridgeway, e cila iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Si rezultat i këtij procesi, gjykata e arbitrazhit vendosi të gjobisë shtetin shqiptar.

Për ekzekutimin e këtij vendimi, përfituesi GBC Oil ka autorizuar kompaninë Omni Bridgeway, e cila po kryen procedurat ligjore.

Çështja Omni Bridgeway Limited kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, me numër 1:23-cv-01938, është shqyrtuar në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së, e cila njohu vendimin e arbitrazhit dhe i dha të drejtë kompanisë.

Në raportin e Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit janë publikuar detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, pjesë e të cilit është edhe

– Çështja për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company.

Për këtë çështje shteti shqiptar ka njohur detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milion euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milion euro.

Megjithëse prej kohësh është në dijeni të këtij detyrimi, qeveria shqiptare nuk e ka ekzekutuar atë.

Në këto kushte, kompania Omni Bridgeway i është drejtuar gjykatës amerikane për të kërkuar autorizimin për konfiskimin e pasurive sovrane të Shqipërisë, një skenar që kujton rastin e sekuestrimit të fondeve të Albcontrol në konfliktin me Francesco Beçhettin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb