Një ditë pas dhënies së masës “Arrest me burg” nga Gjykata e Lartë, është arrestuar Odise Andrea.
Për bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea, u dha dënimi me 1.6 vite burg. Për të dy gjykata dha edhe një dënim plotësues, atë të heqjes së të drejtës së ushtrimit të detyrës për 5 vjet. Ditën e djeshme u dënua me 4 vite burg gjyqtarja Majlinda Andrea, akuzuar për korrupsion por ajo nuk do ta provojë qelinë.
Andrea akuzohej për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.
Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion por vuajtja e dënimit pezullohet dhe konvertohet në 3 vjet shërbim prove.
Bashkëshorti i saj, Odise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë. Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar 4 vjet për Petraq Dashin, 2 vjet për Ilia Cabiri dhe 1 vit për Eleni Linon.
(e.f/BalkanWeb)
