Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia, pas protestave të fuqishme në qytet.

Sipas avokatëve mbrojtës, për 4 prej të rinjve gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për 18 të tjerët “detyrim për paraqitje”.

Të 22 të rinjtë u ndaluan gjatë ditës së parë të protestave në Durrës.

Me vendimin e gjykatës, ata do të ndiqen në gjendje të lirë, në përputhje me masat e sigurisë të caktuara për secilin prej tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: