GJIROKASTER- Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndalimi i shtetasit Vahit Gjini, banues në Lazarat, u bë nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pasi ndaj tij gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, në prill të këtij viti.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Gjirokastër më datë 28.04.2016,ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr 21-2016-708/107, datë 27.04.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për procedim të mëtejshëm.
(el.sp/BalkanWeb)
