Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit, duke e kthyer dosjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni, i cili ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit që e kishte shpallur Kolaverin të pafajshëm.

Ergys Kolaveri ishte dënuar në shkallën e parë me 20 vite burg për atentatin e dështuar me snajper ndaj Gazmir Dacit, me qëllim vrasjen e tij brenda burgut të Vaqarrit.

Pas vendimit të Apelit, Kolaveri ishte shpallur i pafajshëm, por tashmë çështja do të shqyrtohet sërish në Apel nga një tjetër trupë gjykuese.

Rigjykimi do të nisë nga e para dhe gjykata do të duhet të rishqyrtojë provat dhe rrethanat e çështjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: