Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen e inceneratorit të Fierit.

Të pandehur për aferën janë Alqi Bllako, Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Klodian Zoto etj.

GJKKKO ka dhënë disa dënime, ndërsa Gjykata e Apelit, vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe kthimin për rigjykim.

Ndërsa vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e çon dosjen sërish në Apel ku duhet të rigjykohet me një tjetër trupë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

***

Fajtorë për inceratorin e Fierit u gjetën Lefter Kokën, Alqi Ballko, Shoqëria “Froggy” sh.p.k, Pëllumb Abeshi, Klodian Zoto, Arjola Kodra, Erjon Murataj, shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k, Loran Dushaj, Juri Ymeraj, Gentian Zifla, shoqëria “Itned” sh.p.k, Regan Merdani, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Arbër Denizi.

Dënimet për inceneratorin e Fierit
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ish-deputet i PS-së, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.

Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg. (Në arrati)

Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi

Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.

Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi

Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.

Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg

4 prej tyre iu konvertua dënimi me Shërbim Prove
Regan Merdani, Administrator i ‘Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove

Gentian Zifla, Administrator i ‘Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove

Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove

Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim prove

Të pafajshëm
Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit

Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y

Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb