Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën për Rekurs të paraqitur nga i pandehuri  Redjan Rraja, kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO.

Vendimi ka të bëjë me masën e sigurisë dhënë nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën, i akuzuar si ekzekutor në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb