Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua nga burgu këtë të hënën pasdite, ndërsa në rrjetet sociale nuk mungoi postimi i tij i parë. Ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së vështirë. Ai gjithashtu njoftoi se tani do të fokusohet në përgatitjen për apel.
“E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson,” shkroi Sarkozy. Ai shprehu mirënjohjen ndaj mbështetësve të tij: “Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë të vështirë. Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apel. Energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. Ajo që mbetet është të shkruajmë fundin e historisë.”.
Postimi i ish-presidentit francez pasqyron një qasje të vendosur dhe të fokusuar në sfidën e tij ligjore pas përfundimit të periudhës në burg.
Au moment où je retrouve ma liberté et ma famille, je veux dire à toutes celles et ceux qui m’ont écrit, soutenu, défendu, combien je leur en suis reconnaissant. Vos milliers de témoignages m’ont bouleversé et donné la force de supporter cette épreuve.
Le droit a été appliqué.…
— Nicolas Sarkozy (@NicolasSarkozy) November 10, 2025
