Pas vendimit të Gjyaktës së Tiranës pro News24, ka reaguar edhe Petrit Vasili, nënkryetari i Partisë së Lirisë. Ai shkruan se Gjykata foli qartë dhe tashmë të gjithë personat që kryen grabitjen e dosjeve të Neës24 duhen të vihen para drejtësisë.
Vasili shkruan gjithashtu se pa ndëshkimin e atyre, që dhunuan dhe plaçkitën si horra News24, ngjarje të neveritshme si kjo do të përsëriten.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Horrat përpara drejtësisë, kjo është kauza!!
Gjykata foli shumë qartë.
Po banditët dhe ata që urdhëruan banditët a do të përgjigjen përpara drejtësisë?
Pa ndëshkimin e atyre, që dhunuan dhe plaçkitën si horra News24, ngjarje të neveritshme si kjo do të përsëriten.
Horrat përpara drejtësisë, kjo është kauza e të gjithëve sot!
(BalkanWeb)
