Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e parë pasi Gjykata e Apelit i hoqi vulën e PD-së, për t’ia kaluar Sali Berishës.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se sot në 17:00, Basha do të mbledhë strukturat e veta, për hedhjen e hapave te radhës.

Gjykata e Apelit me vendimin e marrë këtë të martë njohu si legjitim vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021.

Vendimi i Apelit duke rrëzuar ankimimin e PD-së zyrtare e cila nuk legjitimohet si palë në proces, lë në fuqi vendimin e 25 marsit 2022 të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.

Çështja në Apel u shqyrtua nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi i sotëm i Apelit është vendim i formës së prerë.

Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit në masën e sigurisë arrest shtëpie pasi refuzoi të zbatojë vendimin e GJKKO për detyrim paraqitje, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. E njëjta masë sigurie rëndon edhe mbi dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb