Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i dha të drejtë gazetarëve dhe stafit të “Fokus Group”, duke e cilësuar ndërhyrjen e Shoqërisë KAYO të paligjshme.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu thekson se ky vendim ishte hap I drejt, në mbrojtje të fjalës dhe medias së lirë.

REAGIMI
Qe te fitosh duhet rezistuar-fitorja e pare per ate Media!
Vendimi i sotëm i gjykates per sistemin mediatik Ballkanëeb- News24, eshte nje hap ne drejtimin e duhur, ne mbrojtje te fjales e medias se lire!
Ka akoma per te bere edhe perballe ketij agresioni te fundit ndaj lirive e demokracise.
Ka shume e shume per te bere per lirite ne pergjithesi.
Por dhe per sa u arrit, levizja e ketyre diteve ishte thelbesore.
Qendresa, reagimet, si nje “flake” qe po zgjerohej drejt krijimit te nje opinioni e qendrimi te shoqerise, luajten nje rol determinues ne zhvillimet e sotme.
Pa dyshim duhet përshëndetur edhe gjykatësja perkatese, gjë qe tregon se kolapsi i sistemit te drejtesise nuk mund e nuk duhet te nënkuptojë automatikisht te gjithe perberesit njerezor te tij.
Sidoqofte “morali i fabules” eshte i qarte:
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet e me tej mbrohet.
Dhe ne fund, besoj se kjo fitore e pare do te zgjoje nga gjumi i ketyre diteve te nxehta perfaqesuesit e nderuar diplomatike ne vendin tone.
Sidoqofte kjo tregoi qe edhe levizjet tona mund te cojne ne fitore!
Urime gazetareve e personelit luftarak te asaj media!
Gazetareve qendrestare ne terresi!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: