HAGË

Gjykatës Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që prej Nëntorit të vitit të kaluar, pasi akuzohen për krime lufte.

Në paraqitjet e tyre para Gjykatës në Hagë, Hashim Thaçi, por edhe ish-zyrtarët e tjerë kosovarë, janë shprehru se janë të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Vendimin e plotë të Gjykatës Speciale e gjeni KETU

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb