Një ditë më parë, gjykata e Tiranës i dha të drejtë gazetarëve të News24 në kërkesën e tyre për të aksesuar ambientet e punës dhe duke e konsideruar legjitime të drejtën e tyre tu kthehen pajisjet e punës, kompjuterat, dosjet dhe sendet personale.

Eksperti ligjor Franc Nuri, i ftuar në studion e improvizuar të News24, e vendosur para godinës së televizionit, e quajti një skandal, të paprecedentë që nuk ka ndodhur në 35 vjet demokraci.

“Për pjesën e godinës që ka kontratën deri në 2033 është në shkelje të ligjit bastisja e redaksisë, marrja e pajisjesve të gazetarëve. Një ndërmarrje shtetërore që pretendon se ka një titull pronësie në një nga këto ambiente, vjen me drejtorin e saj në krye e zbaton vetë vendimin në shkelje të cdo lloj procedure. Vjen një drejtor me policinë dhe bllokon sinjalin e medias me pa të drejtë.. duhet të vinte përmbarimi, të dëgjojë afatet ligjore, kjo ishte vetëgjyqësi në shkelje të ligjit”, tha Nuri.

Franc Nuri: Skandal i paprecedent, në 35 vjet demokraci që një media të sulmohet në këtë formë. Një ndërmarrje shtetërore që pretendon se ka një titull pronësie në një nga këto ambiente, vjen me drejtorin e saj në krye e zbaton vetë vendimin në shkelje të cdo lloj procedure. Vjen një drejtor me policinë dhe bllokon sinjalin e medias me pa të drejtë.. duhet të vinte përmbarimi, të dëgjojë afatet ligjore, kjo ishte vetëgjyqësi në shkelje të ligjit.

Gjykata me vendimin që ka dhënë dje I jep plotësisht të drejtë Fokus Media News pasi janë 2 godina, dhe njëra e ka afatin e kontratës në 2033.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb