TIRANE- “Gjykatat shqiptare mbi shoqëritë dhe veprimtaritë tregtare “është libri më i ri që vjen për studentët e drejtësisë. Me rastin e botimit të këtij libri në Fakultetin e Drejtësisë u zhvillua një aktivitet promovues.
Ky libër i autorëve Argita Malltezi, Jonida Rustemaj dhe Armela Kromiçi synon të analizojë dhe komentojë praktikat e deritanishme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi konçensionet dhe mbi konkurençën e lirë në treg si dhe mbi arbitrazhin tregtar dhe vendimet e huaja në fushën tregtare.
Të praniëshëm në aktivet ishin drejtues të Gjykatës së Lartë, të Apelit, Shkallës së Parë si dhe profesionistë të fushës së drejtësisë në vend.
(ma.ar/BalkanWeb)
