Kaja Kallas, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, informon në rrjetin “X” se BE-ja siguroi 10 milionë eurot e para për një Tribunal të ri Special për të ndjekur penalisht udhëheqësit rusë për rolin e tyre në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Kallas deklaron se “udhëheqësit e Rusisë janë përgjegjës për këtë luftë dhe duhet të mbahen përgjegjës. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”.

“Është kënaqësi të diskutojmë me @alain_berset dhe të nënshkruajmë kontratën me Këshillin e Evropës”, është shprehur Kallas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb