Një gjykatë turke urdhëroi sot paraburgimin e një fotoreporteri të Agjencisë Franceze të Lajmeve (Agence France-Presse-AFP), Yasin Akgul, i akuzuar nga autoritetet për pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm, tha avokati i tij për AFP.
Gazetari, avokati i të cilit njoftoi synimin e tij për të apeluar vendimin, theksoi gjatë seancës së tij se gjithçka që bëri ishte mbulimi i demonstratës në mbështetje të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, demonstratë në të cilën ai akuzohet se ka marrë pjesë.
Sipas vendimit të gjykatës, zbuluar nga agjencia e lajmeve Reuters, gjykata vendosi të caktojë paraburgimin për Akgul në pritje të gjykimit me akuzat për pjesëmarrje në tubime dhe marshime të paligjshme dhe moslargim vullnetar pavarësisht paralajmërimeve.
İstanbul'da büyük öğrenci buluşması! Üniversiteliler Maçka'da
— Tele1 TV (@tele1comtr) March 25, 2025
Akgul, i cili punon për AFP, u arrestua herët të hënën në shtëpinë e tij, së bashku me nëntë gazetarë të tjerë në Stamboll dhe Izmir, qyteti i tretë më i madh i vendit.
Një prokuror i Stambollit ka kërkuar sot masën e paraburgimit për shtatë prej tyre, sipas njërin prej avokatëve të tyre.
Nga ana e saj, OJQ Reporters Without Borders (Reporters Sans Frontiers- RSF) e përshkroi sot vendimin e gjyqtarit turk si “skandaloz”.
“Kjo është hera e parë që një gazetar, identiteti i të cilit është konfirmuar qartë, gjatë kryerjes së detyrës, ndalohet në bazë të këtij ligji kundër tubimeve dhe demonstratave. “Ky vendim skandaloz pasqyron një situatë gjithnjë e më serioze që po zhvillohet në Turqi,” tha për AFP Erol Oteroglu, përfaqësuesi i RSF-së për Turqinë.
