I ftuar në Emisionin “LOG” në News 24, analisti Lorenc Vangjeli komentoi deklaratën e dhënë nga Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi gjatë homazheve të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra brenda sallës së gjyqit.

Vangjeli tha se leksioni i tij është drithërues pasi për herë të parë duke bërë një skaner të situatës ku ndodhet sot drejtësia vuri gishtin në plagë, jo duke e fashuar.

“Identifikon fajtorët e gjendjes ku është Shqipëria, një skaner pse ne jemi kështu. Në 3 dekada kemi ndërtuar një shoqëri të dështuar dhe në krizë”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Lorenc Vangjeli: Dëgjoni fjalimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi bashkë me të dhe një fjalim pararendës ku u prezantuan ndryshimet në kodin Penal.

Besoj se janë dy cikle leksionesh që duhet ti lexojnë ata që qeverisin, ata që duan të na qeverisin, ata që mendojnë për politikën, ata që jetojnë nga politika, ata të cilët shkruajnë ligje dhe mbi të gjitha gjyqtarët, i gjithë sistemi i drejtësisë.

Është një leksion drithërues për herë të parë, duke vënë gishtin në plagë, jo duke e fashuar.

Identifikon fajtorët e gjendjes ku është Shqipëria, një skaner pse ne jemi kështu.

Në 3 dekada kemi ndërtuar një shoqëri të dështuar dhe në krizë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb