Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në lidhje me kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me Gjyqësorin dhe Të drejtat Themelore.

Burime nga Brukseli thonë për BalkanWeb, se ky ishte testi i parë i Brahos në Bruksel pas marrjes së detyrës.

Braho shoqërohej nga disa hetues dhe këshilltarë ligjorë të BKH-së, mes tyre edhe Sadleva Bodo, dhe shefi i kabinetit, Fabian Zhilla.

Ai u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, struktura përgjegjëse në kuadër të Komisionit Europian për menaxhimin e marrëdhënieve me vendet kandidate.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb