I njohur së gjeri në opinionin publik si gjyqi i kafeve, zbardhen për herë të parë në një libër proceset gjyqësore që ju bënë në vitet 1993-1996 drejtuesve të nomenklaturës së lartë komuniste. Studimi u promovua në “Europe House” në kuadër të Ditëve të Kujtesës duke sjellë të plotë procesin, akuzat dhe dënimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Aranit Çelën dhe 32 drejtues të tjerë. Pedagogia Jonila Godole që është marrë me përgatitjet e tij u ndal ne detaje

“U dënuan 35 funksionarë duke nisur nga Nexhmije Hoxha deri te Ramiz Alia dhe drejtues të sigurimit të shtetit e ministra. Vendimet e vitit 1977-1999 i shpallën të pafajshëm. Dënimet filluan nga shpërdorim detyre e përvetësim. Por mund të kishte dënime më të rënda sepse për krime ndaj njerëzimit”, tha Godole.

Shaqir Hasani, gjykatës i kohës që në proceset e nomenklaturës, dha tri dënime me vdekje foli për mënyrën si u zhvilluan dhe nevojën për drejtësi.

“Unë vija nga familje fisnike që kisha bërë nga ata 93 vite burg por jam përpjekur t’i gjykoj njerëzisht. I pandehuri Aranit Çela pinte me një kanaçe nën tavolinë. I thashë vëre mbi tavolinë se ne nuk jemi si ju, s’kemi ardhur të hakmerremi. Aranit Çela kishte pushkatuar njerëz, se plumbin e fundit e jepte prokurori, ju kishte dhënë 11 vetave plumb pas koke, e ndonjë e kishte futur gjallë në dhe. Çfarë mund të dënosh me pak se pushkatim një njeri që ka marrë qindra jetë njerëzish”, tha Hasani i cili në vitet 1993-1996 ishte gjykatës në njërin prej proceseve ndaj komunistëve.

Botimi studimor publikon akuzat, dënimet minimale që ju dhanë drejtuesve komunistë, pafajësinë që morën më vonë deri edhe dëmshpërblimin që komunistët mundën ta merrnin ish të përndjekurve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: