Adriatik Lapaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për gjyqin me Agron Shehaj. Lapaj tha pretendimet e Shehajt i shërbyen vetëm Ramës.
Ndërsa më tej ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e thirrur me 31 janar kundër qeverisë.
REAGIMI:
‘Sot, Gjykata e Posaçme, e dënoi penalisht deputetin Agron Shehaj, për çka kishte pretenduar përpara zgjedhjeve të 11 majit. Çka ai pretendoi, para zgjedhjeve të 11 majit, i shërbeu në mënyrë ekzemplare Edi Ramës, kundër të cilit, prej javësh, ndodhem në shesh, për akuzat për korrupsion që e kanë kapluar qeverinë e tij. Sot, ndihem krenar, përballë secilit prej jush, që po luftoj në çdo front përballë të gjithëve atyre që po i shërbejnë vjedhjes dhe kapjes së shtetit nga një pakicë njerëzish.
Në datën 31 janar, në orën 18:00, masivisht në shesh, kundër qeverisë më të korruptuar të Europës, dhe atij që drejton ekipin më të korruptuar në Shqipëri.’
