Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një konferencë për shtyp, ka folur në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij, sa i përket tragjedisë së Gërdecit.

Ai e ka quajtur procesin një sajesë politike, ndërkohë që ka theksuar se nga hetimet nuk ka rezultuar se është i përfshirë në akte korrupsioni apo transaksione ku të ketë përfituar.

Mediu theksoi gjithashtu se është gjykuar njëherë për ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008 dhe se procesi ndaj tij është parashkruar.

“Që në fillim të ngjarjes kam dhënë dorëheqje dhe kam dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë drejtësisë. SPAK dhe prokuroria më kanë hetuar mua dhe familjarët edhe për çështje private e shëndetësore, por vetë prokuroria ka provuar se nuk isha i përfshirë në asnjë akt korrupsioni ndaj më ka akuzuar për “Shpërdorim detyre” jo për korrupsion.

Nuk ka asnjë lidhje apo transaksion i përfituar nga unë. Gjykata dhe prokuroria kanë marrë vendimin se akuza ndaj meje nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Gërdec, por vetëm me çështje teknike ushtarake”, tha ai.

Fjala e plotë e Mediut:

Unë nuk po gjykohem as për shpërthimin në Gërdec dhe as për korrupsion

Unë nuk po gjykohem as për ndonjë procedurë që ka lidhje me ngjarjen..

Tragjedia e Gërdecit dhe jetët e humbura në të kanë qënë dhe do të mbeten një dhimbje e madhe dhe e pashlyeshme e jetës sime. Keqardhja ime për familjarët e viktimave është e thellë dhe e përhershme.

Por procesi ndaj meje nuk ka të bëjë me asnjëveprim apo vendim që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Fatkeqësisht, procesi ndaj meje ështëvetëm një sajesë politike që luan me dhimbjen e familjarëve të viktimave.

Prandaj kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë morale dhe kam dorëzuar imunitetin pa hezitim.

Prokuroria dhe SPAK më kanë hetuar mua dhe familjarët e mi edhe për çdo ndërhyrje shëndetësore nga çdo aspekt dhe çdo veprim, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prokuroria e ka provuar në mënyrë përfundimtare se unë nuk kam qenë i përfshirë në ansjë akt korrupsionin, prandaj prokuroria nuk më ka akuzuar dhe unë nuk po gjykohem për korrupsion.

Në provat shkresore të paraqitura në gjykatënga SPAK (prova 41, fashikulli 91-92) është deklaruar qartë se nuk ekziston asnjë lidhje, transaksion apo përfitim i Fatmir Mediut nga kompania SAC apo nga Albademil.

Po ashtu, gjykata dhe prokuroriadt. 6/04/2023 dhe kanë marë vendinkëtë proces gjyqësor se akuza ndaj meje nuk ka lidhje me shpërthimin në Gërdec dhe pasojat e tij.

Akuza për “shpërdorim detyre” me të cilën po gjykohem ka të bëjë vetëm me çështje teknike-ushtarake të klasifikimit të kalibrave dhe transportir të municioneve dhe aspak me detyrat dhe funksionin e Ministrit të Mbrojtjes.

Në 18 vite persekutim pa fund, janë zhvilluar mbi 10 procese dhe vendime prokurorie ndaj meje. Në asnjë prej tyre nuk është gjetur asnjë shkelje ligji apo vendimi qeverie nga Ministri i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes është autoritet civil dhe, sipas Kushtetutës dhe ligjit, mbështetet në vlerësimin dhe vendimet profesionale të strukturave ushtarake për çështjet ushtarake dhe strukturave teknike civili këtë thotë Kushtetuta, ligji dhe vendimet e qeverisë që përcaktojnë detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Mbrojtjes.

Në çdo veprim dhe urdhër unë kam vlerësuardhe zbatuar vendimet e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, ashtu siç kërkon ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe ligji për Forcat e Armatosura. Në çdo vend demokratik të NATO-s, si dhe përcaktuar qartë Kushtetutë dhe në ligj se Ministri i Mbrojtjes është civil dhe i ndalohet të meret me çështje teknike ushtarke.

SPAK ka çuar formalisht në gjykatë Ministrin e Mbrojtjes, por në fakt ka akuzuar NATO-n dhe standardet e saj të Kontrollit Civil të FA duke na kthyer kohën e Ushtrisë së Diktaturës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb