Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme në GJKKO, duke u shprehur se nuk ka shtyrje, por seanca sapo ka filluar.
Meta, në një mesazh në facebook, thotë se “ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim.
“Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.
U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës.
Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro.
Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë.
Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojra për shtyrje seancash.
Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË.
