Drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra gjatë emisionit “Opinion” ka bërë publike të tjera detaje nga afera seksuale e gjyqtarit Guximtar Boçi.

Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës është regjistruar duke i kërkuar favore seksuale një gruaje, duke i ofruar si shkëmbim favorizimin e saj në një gjyq për çështje prone.

Por, gjatë përgjimit 1 orë e gjysmë, sipas gazetarit Saimir Kodra, rezulton se gjyqtari gjithashtu i ka kërkuar favore seksuale edhe psikologes së gjykatës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb