Nga: Klodiana LALA

TIRANE-
Ky është Ardian Dvorani, anëtar i gjykatës së Lartë. Ai mbërriti në pallatin e koncerteve, për t’u përballur me institucionet e vettingut në seancë dëgjimore publike. Të gjithë mundësitë janë që gjykatësi i karrierës ta kapërcejë me sukses filtrin e trefishtë të kontrollit. në shtyllën e pasurisë, e vetmja pikëpyetje që ngrijej lidhej me mosdeklarimin nga ana e Dvoranit, e llogarive bankare në dekleratën vetting, por që është konsideruar harresë dhe jo fshehje pasuria. Në raport thuhet se pavarësisht se ILDKPI shprehet se gjykatësi ka kryer fshehje pasurie, nga hetimi administrative, është provuar se llogaritë bankare në emër të tij, bashkëshortes dhe personave të tjerë të bashkëlidhur, janë deklaruar ndër vite, por jo në dekleratën vetting.

Komisioni u shpreh se ILDKPKI përpara se të hartonte raportin duhet ta thërriste subjektin dhe ta pyeste për mosdeklarimin e likuiditeteve në shumën e 9.9 mln lekëve, për sa kohë gjyqtari i lartë është shprehur se ishte harresë për shkak të punës. Sipas komisionit, pavarësisht gjetjeve të Inspektoratit, nga hetimi është provuar se Dvorani ka burime të mjaftueshme financiare, për të justifikuar jo vetëm likuiditetet, por të gjitha pasuritë, për të cilat ka bërë deklarime të sakta.

Në të njëjtën linjë me komisionin, ishte edhe vetë subjekti I cili pranoi se ka pasaktësi në plotësimin e deklaratave, ku sic shpjegoj konstatoi me shumë vonese që mungonin katër faqe, por pavarësisht kësaj, nuk u thirr asnjëherë nga Inspektorati për të dhënë shpjegimet e tij. Sinkronë Sa i përket komponentit të dytë të Vettingut, figurës morale, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka deklaruar se Ardian Dvorani është i përshtatshëm për vijimin e detyrës, pasi nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e tij në korrupsion dhe ska asnjë lidhje me eksponentë të krimit.

Dvorani u vlerësua pozitivisht edhe për aftësitë profesionale. Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi i lartë i kujtoi komisionit se gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë as të pandehur as të paditur. Sipas tij, në këtë proces nuk synohet vetëm që subjektit i rezervohet e drejta për t’u dëgjuar, por e para ata duhet të sillen me dinjitet, për karrierën e tyre. Për lektorin e së drejtës, integriteti i gjyqtarit e prokurorit nuk vjen vetëm nga salla, por edhe sjelljen jashtë gjyqësorit.

I pyetur përse vazhdon të qëndrojë në detyrën e anëtarit të gjykatës së Lartë, ndërkohë që mandate I ka përfunduar prej 4 vitesh, e madje për të ka edhe një vendim të gjykatës Kushtetuese, që e detyron të largohet, Dvorani dha dhe një shpjegim.

Vendimi për ekspertin e ligjeve të reformës në drejtësi pritet të shpallet me datë 25 korrik.


(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb