Gazetarja e News24, Klodiana Lala, deklaroi gjatë emisionit “Studio 24”, se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka rezulton e dënuar nga Gjykata e Janinës në 2005 me 3 muaj burg, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për gjyqtaren.
Lala tha se SPAK pret letërporosinë nga Greqia dhe në momentin që vjen vendimi ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, do të zbatohet.
Sipas gazetares, gjyqtarja Irena Gjoka nuk e deklaroi këtë rekord kriminal, gjatë procesit të Vetingut,Gjoka, kur plotësoi formularin e dekriminalizimit.
Klodiana Lala: pavarësisht se prokuroria e përgjithshme se bën me diej rezultatin, bëhet me dije se vendimi i dënimit për Irena Gjokën e vendosur në Janinë në 2005, ku rezulton se është dënuar me 3 muaj burgim, të cilin nuk e ka shlyer, 1500 euro gjobë dhe po ashtu dhe 73 euro për shpenzime gjyqësore që kanë të bëjnë me përdorimin e një vize të falsifikuar.
Në 2016, në kuadër të procesit të Vetingut, zonja Gjoka ishte gjyqtare tek Krimet e Rënda dhe plotësoi formularën. Në formularin e dekriminalizimit, ku dhe gjyqtarë të Lartë iu nënshtruan disa pyetjeve nëse ishin të ndaluar nga autoritetet shqiptare, etj, nëse kishin patur record kriminale, dhe ajo pretendonte se nuk kishte patur asnjë problem me ligjin. Akuzat e para u artikuluan nga Fredi Beleri në kohën kur akuzohej për shitblerje votash në zgjedhjet e Himarës.
Ai ngriti dyshimet e para se Irena Gjoka ishte dënuar në Greqi, ndërsa gjyqtarja I kishte mohuar.
Prokuroria e posacme ka celur hetimet për Gjokën.
