LeBron James ka vendosur një tjetër rekord në NBA. Në moshën 41 vjeçare, legjenda e basketbollit amerikan bëhet lojtari më i vjetër në historinë e NBA që realizon një triple-double. LeBron ishte fantastik në sfidën kundër Dallas Mavericks ku me 28 pikët ndikoi drejtpërdrejtë në suksesin 124-104 që arriti ekipi i tij. Jo vetëm 28 pikë, LeBron James dhuroi edhe 12 asiste dhe 10 rimbaund.
Me këto shifra, LeBron thyen rekordin që mbahej nga Karl Malone, me këtë të fundit që realizoi një triple-double kur ishte 40 vjeç dhe 127 ditë.
Në momentin kur LeBron u zëvendësua nga djali i tij i gjithë stadiumi e duartrokiti.
