Shyqyrie Selaj, nëna e Bahrije Gjunit, gjyshes që akuzohet se ka larguar nipin 3 vjeç nga e ëma dhe që është në kërkim nga policia apelon për gjetjen e stërnipit të saj dhe kthimin tek nëna.

Ajo thotë se Bahrija kishte shkuar në banesën e tyre në Has pikërisht ditën e shtunë. Atë natë kishin fjetur aty. Të nesërmen kur Shyqyrie ishte kthyer nga kullotja e bagëtive nuk e kishte gjetur në banesë, por se Bahrija ishte larguar me fëmijën.

Stërgjyshja e 3-vjeçarit: Të shtunën erdhi vajza këtu me gjithë fëmijë. Qëndroi atë natë. Gjë nuk më tha. Rrinte e mërzitur, ka qenë e mërzitur se ka një vit e gjysmë që i ka vdekur djali. Nuk na tha gjë. Fletëm. Nesër u çua Arbeni të shohë shtëpinë. Dolëm me lopë e kur erdhëm pyeta ku është Bahria dhe ata nuk kishin dijeni.

Kaq di nëna. Fëmijën e ka marrë me vete. Nuk e di se kush e ka marrë. Nëna kërkoj që një sahat e më parë fëmija të mos merret nga askush. Baba i fëmijës ka humbur jetën në aksident. Bahrija jeton në Durrës. Kur të zë fatkeqësia, nuk ke çfarë bën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb