KALIFORNI – Aurora Leveroni është 92 vjeç dhe vijon të gatuajë me pasion e dashuri recetat e saj të preferuara, të cilat janë kryesisht me bazë marijuane. E moshuara që jeton në Kaliforni i krijoi këto receta nga dashuria për të bijën, e cila vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë dhe për tu qetësuar duhet të përdorte marijuanën.
92-vjeçarja ka vendosur të tregojë eksperiencën e saj, duke u shfaqur në një video që tashmë është publikuar në Youtube, ku ka shpjeguar se kuzhina me kanabisin e mbledhur në kopshtin e saj ka qëllime terapeutike.
Në video ajo shpjegon recetën e një torte me çokollatë dhe me gjethet e marijuanës.
“Më quajnë Aurora Leveroni, por të gjithë të afërmit dhe miqtë më thërrasin Gjyshe. Unë e gatuaj marijuanën për të kuruar njerëzit dhe jo për kënaqësi. për tu zbavitur shkoni më mirë në plazh dhe zhytuni në ujë.”- shpjegon 92-vjeçarja.
Në Kaliforni, kultivimi i marijuanës është i ligjshëm dhe përdoret për qëllime mjekësore.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb