Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga momenti ku autori i vrasjes në Shkodër Brandon Saporito 57 vjeç, shoqërohet nga policia.

Çifti duket se kishte ardhur prej më shumë se një muaji në vendin tonë për turizëm.

Viktima është identifikuar si shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një banesë që ishte marrë me qira  nga turistët amerikanë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb