Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Varshavës, ka qenë ajo me numrin më të madh të tifozëve mes të gjitha sfidave të play-off të Botërorit që u zhvilluan në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare të takimeve.
Shifrat tregojnë se kjo ndeshje ka pasur një prani shumë të madhe tifozësh, me një diferencë të ndjeshme me të gjitha sfidat e tjera që janë luajtur për rrugëtimin drejt Botërorit. Në stadiumin e Varshavës ishin të pranishëm më shumë se 56 mijë tifozë, me një diferencë prej 15 mijë personash me ndeshjen e dytë me më shumë mbështetës, atë mes Kaledonisë së Re dhe Xhamajkës. Edhe një sfidë e ndezur si ajo mes Turqisë dhe Rumanisë nuk i afrohej duelit të kuqezinjve, pasi ajo u ndoq nga thuajse 40 mijë tifozë.
Tifozët në ndeshje
56412 Poloni-Shqipëri
40983 Kaledonia e Re-Xhamajka
38979 Turqi-Rumani
35746 Danimarkë-Maqedoni e Veriut
33547 Bolivi-Surinami
32487Uells-Bosnjë Hercegovinë
23439 Itali-Irlandë e Veriut
20113 Sllovaki-Kosovë
19137 Çeki-Irlandë
18846 Ukrainë-Suedi
