Dy të rinj nga Pojani i Maliqit, 26 vjeç, dhe 22 vjeç, janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë goditur me grushte në fytyrë dy shtetas, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

V. K., 26 vjeç, dhe M. L., 22 vjeç, banues në Pojan, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, kanë goditur me grushte, në fytyrë, dy shtetas;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb